Publikuar më 28 Октомври, 2022 në Lajme, Deri më 17 vjet
Sot në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” përfaqësuesja U17 e Maqedonisë pësoi humbjen e dytë në këto kualifikuese nga favoriti në grup, Franca.
Në xhiron e dytë të grupit 9 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ndaj Maqedonisë, "gjelat" morën fitore bindëse 4:0, duke justifikuar rolin e tyre të favoritit në takimin e sotëm.
Shënues i golit të parë për Francën ishte Croupy në minutën e 22-të. Katër minuta më vonë, Buneb shënoi për avantazhin 2:0 të pjesës së parë. Anes Meljiqi mori karton të kuq direkt në minutat e fundit të pjesës së parë.
Në vazhdim përfaqësuesja franceze ka shënuar edhe dy gola të tjerë. Lamborde shënoi gol në minutën e 71-të për epërsinë 3:0. Ndërkohë shifrat finale 4:0 ishte vepër e Mapiut në minutën e 79-të të takimit.
Në xhiron e fundit të turneut minikualifikues, përfaqësuesja e seleksionuesit Vujadin Stanojkovic do të luajë kundër Luksemburgut.
Në ndeshjen e dytë të programit të sotëm, në stadiumin e Makedonija GJP, përfaqësuesja e Islandës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Luksemburgut.
Maqedonia: Vrgov, Ajetovic, Lubevski, Meliqi, Ali, Podgradja, Jovanoviç, Kocev, Manojlov, Sekovski, Aliji;
Seleksionues: Vujadin Stanojkovic;