Publikuar më 25 Март, 2023 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë është mposhtur nga Rumania në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar ndërmjet veti.
Në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" përkundër lojës së mirë, skuadra e trajnerit Vujadin Stanojkovic ishte e pafat dhe humbi me rezultat të ngushtë 3:2. Të dy golat i shënoi Maksimilian Dimitrievski për përfaqësuesen tonë. Kemi luajtur një lojë të hapur dhe krijuam shumë raste shënimi, por ishim të pafat në fund kur kundërshtari shfrytëzoi mundësitë e tij dhe arriti të fitojë.
Maqedonia: Sllave Vrgov, Anes Meliqi, Andrej Velkov, Adrian Nezir, Anderj Lubevski, Martin Jovanoviç, Maksimilian Dimitrievski, Milot Sinani, Nikolla Manojlov, David Mateski, Altin Aliji;
Seleksionues: Vujadin Stanojkovic;
Këto dy përfaqësuese do të luajnë ndeshjen e dytë kontrolluese më 27 mars.