Publikuar më 12 Септември, 2021 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e
Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Toni Jakimovski ka marrë fitore ndaj
Qipros me rezultat 2:1 në ndeshjen kontrolluese në turneun që po zhvillohet në
Shkup.
Në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”, Maqedonia dhe Qipro zhvilluan ndeshje interesante me lojë të hapur me shumë raste. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.
Maqedonia e zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të kur përmes Mario Stojilevskit avansuam për 1:0. Kundërshtari barazoi përkohësisht në minutën e 26-të me auto Stavros Haralampus. Futbollistët tanë deri në fund të pjesës së parë arritën që ta rikthejnë epërsinë. Zani Nazifi shënoi një gol të bukur në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, të dyja përfaqësueset lëshuan disa raste të mira për gol. Rast të shkëlqyeshëm për të shënuar golin e dytë e kishte Zani Nazifi në minutën e 55-të, por gjuajtja e tij përfundoi skaj shtyllës. Rastin më të mirë për Maqedoninë e kishte Aleksandar Bodganovski në minutën e 66-të. Në të 76-tën, Martin Gjorgjievski ekzekutoi përfekt një gjuatje të lirë nga 18 metra, por portieri i Qipros intervenoi bukur.
Ndeshjen e radhës të përzgjedhurit e Toni Jakimovski do ta luajnë kundër Serbisë me 16 shtator në orën 11:00.
MAQEDONIA – QIPRO 2:1 (2:1)
Maqedonia: 1. David Stojanoviq, 15. Andrej Arizankovski (74’ Simeon Zdravskovski), 5. Mario Stojilevski, 6. Daniel Markovski, 16. David Sabotkovski (46’ Matej Janevski), 10. Martin Gjorgjievski (k) (79’ Amir Nuhija), 18. Adrian Zendelovski, 17. Nikolla Manojlov (55’ Aleksandar Bogdanovski), 7. Kire Stojanov (74’ Enes Fidani), 11. Muhamed Elmas (55’ Azis Jamini), 9. Zani Nazifi;
Seleksionues: Toni Jakimovski