Maqedonia U17 fiton bindshëm ndaj Qipros në ndeshjen e parë kontrolluese

Publikuar më 22 Август, 2023 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë zhvilloi sot ndeshjen e parë kontrolljese ndaj Qipros.


Në Strumicë, ekipi i seleksionuesit Dashmir Beari zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, ishin më të mirë se kundërshtari gjatë gjithë 90 minutave dhe me meritë arritën të fitojnë bindshëm me rezultat 3:0. 


Që në fillim të ndeshjes Maqedonia imponoi iniciativën dhe krijoi mundësi para portës kundërshtare. Ndeshjen më të mirë e kurorëzuam duke shënuar gol në minutën e 26-të të takimit. Albion Musliu ka shënuar golin e epërsisë për futbollistët tanë të rinj. Marko Kish shënoi edhe një gol në minutën e 33-të për epërsinë e Maqedonisë në pjesën e parë me rezultat 2:0.


Në vazhdim, gol i ri për Maqedoninë. Në minutën e 47-të Admir Latifi shënon gol, duke finalizuar shifrat në 3:0.


Maqedonia: David Iloski, Igor Ristov, Nikolla Angelov, Luka Atanasovski, Emir Shabotic, Admir Latifi, Kamençno Andonovski, Hisar Ali, Marko Kish, Albion Musliu, Edin Etoski;


Seleksionues: Dashmir Beari;


Këto dy përfaqësuese do të luajnë takimin e dytë kontrollues më 24 gusht.



   
   
Reprezentacioni A