Maqedonia U17 fiton bindëshëm Maltën në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 17 Февруари, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka marrë fitore bindëse me rezultat 3:0 në ndeshjen e dytë kontrolluese me Maltën.

Futbollistët tanë në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” zhvilluan ndeshje të mirë dhe në pjesën e dytë arritën që ti shënojnë tre golat e fitores.

Kundërshtari në pjesën e parë ishte i konsiliduar më shumë në mbrojtje, duke pritur për kundërsulme. Në 45-të minutëshin e parë Teo Nikollovski kishte rast të mirë kur tentoi nga distanca, por nuk ishte i saktë.

Në vijim luajtëm shkëlqyeshem dhe me më shumë motivim. Nikolla Veliçkovski realizoi për 1:0 në minutën e 53-të të ndeshjes. Në sulmin e radhës, Kire Stojanov ngriti epërsinë në 2:0. Martin Gjorgjievski asistoi në të dy golat. Ndërkohë shifrat finale 3:0 i vulosi Umerfaruk Sulejmani.

Ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve u mbyll me barazim 1:1.

Ndeshje kontrolluese, përfaqësuesja U17, Shkup;

Maqedonia: David Stojanoviq, Andrej Arizankoski, Marko Stojilevski, Daniel Markovski, Matej Janevski, Martin Gjorgjievski, Nikolla Veliçkovski, Adrian Zendelovski, Kire Stojanov, Muhamed Elmas, Zani Nazifi;

Në pankinë: Diel Doko, Simeon Zdravkovski, Hadis Tairi, Gjorgje Xhekov, Teo Nikollovsi, Destan Adili, Amir Nuhija, Aleksandar Bogdanovski Kire Stojanov;

Seleksionues: Toni Jakimoski; 




   
   
Reprezentacioni A