Maqedonia U17 fiton 3:1 testin e parë me BeH

Publikuar më 12 Февруари, 2020 Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka shënuar fitore 3:1 përballë Bosnje e Hercegovinës në ndeshje e parë kontrolluese të luajtur sot në Lubushko të BeH. Rezultati u hap në minutën e 38-të kur Ardijan Çilafi shënoi për epërsi të Maqedonisë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë i njejti futbollist shënoi për 2:0 pas pjesës së parë. 

Vendasit zbutën rezultatin në minutën e 62-të me gol nga penaltia, ndërsa për rezultat final 3:1 u përkujdes Dashmir Elezi i cili shënoi në minutën e 84-t pas harkimit nga gjuajtja e lirë nga Enis Buçi. 

Deri në fund të ndeshjes vendasit kishin edhe një penalti në minutën e 86-të, mirëpo portieri Stefan Tasev ndali goditjen me intervenim të suksesshëm. 

Ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet dy përfaqësueseve do të luhet më 14 shkurt në orën 10:30. 

Bosnja e Hercegovina U17 - Maqedoni U17 1:3 (0:2)
Stadiumi Babovac, Lubushki - BeH
BeH U17: Eldin Loliq, Haris Hasanoviq, Nermin Mujkiq, Hamza Rezhiq (Emir Brkoviq 81'), Anel Kadriq, Armin Duriq (Alem Japaur 46'), Armin Kariq (Hamza Haxhiavdiq 67'), Emir Dervishkadiq (Nikolla Qibiq 46'), Aleksandar Kahviq, Denis Dizdareviq (Viktor Grbiq 67'), Matej Shakota (Adnan Berbiq 46'). 
Seleksionues: Nermin Shabiq
MAQEDONIA U17: Stefan Tasev, Marko Ristov, Blend Zeqiri (Borjan Popovski 46'), Enis Buçi, Matej Angelov, Metin Iljazi (Dashmir Elezi 46'), Georg Stojanovski (Mite Mitev 66'), Ardijan Çilafi (Donat Ibraimi 90'+1), Besart Guxhufi (Marko Sofijanoski 79'), Mirçe Stoilov (Nikolla Pavlevski 79'), Mateo Sofijanoski (Erion Shuku 66').
Seleksionues: Dragi Kanatllarovski



   
   
Reprezentacioni A