Maqedonia U17 fitoi 6:0 ndaj Andorës

Publikuar më 13 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë i ka përfunduar paraqitjet në turneun eliminatorë në Irlandë.

Gjatë ditës së sotme e kemi mundur Andorën me rezultatin 6:0 dhe me katër pikë i mbyllim ndeshjet në grup me Poloninë, Irlandën dhe Andorën. Zyrtarisht jemi në vendin e tretë në tabelë pas Polonisë, gjegjësisht Irlandës që sot barazoi 2:2.

Dy përfaqësueset e para kualifikohen direkt në fazën Elite të eliminatoreve, përderisa ekipi jonë përfaqësues në vendin e tretë do të presim renditjen në grupet tjera për të parë të kompletuar xhiron e parë të eliminatoreve.

Katër përfaqësueset më të mira, kalojnë në fazën tjetër, ndërsa për momentin ne jemi në vendin e dytë pas Bosnjës dhe Hercegovinës.

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë dominoi plotësisht kundër Andorës. Nazifi realizoi tre gola, Stojanov gjeti rrjetën dy herë, ndërsa një gol shënoi edhe Gjorgievski. 




   
   
Reprezentacioni A