Maqedonia U17 e pafat, mundet nga Spanja në kohën shtesë

Publikuar më 20 Октомври, 2018 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ishte e pafat pasi pranoi gol në minutën e 95-të dhe u mund 1:0 nga favorite i madh, Spanja në ndeshjen e parë të turneut parakualifikues për Fazën Elite të UEFA-së të cilin e organizojmë në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Në duelin tjetër të këtij grupi, Izraeli fitoi 6:0 kundër Ishujve Faroe.

Maqedonia U17 zhvilloi ndeshje cilësore dhe guximshëm u përball me nje prej përfaqësueseve më të mira Evropiane. Maqedonia dhe Spanja kishin mundësi për të shënuar, Vladan Novevski në pjesën e parë lëshoi shans për të na sjellë epërsi, ndërsa momenti vendimtar ndodhi në minutën e pestë të kohës shtesë kur Salazar Piriz shënoi për festë të spanjolëve të rinjë.

Pas tre ditëve në xhiron e dytë, Maqedonia në orën 15:15 përballet me Izraelin, ndërsa nga ora 11:00 Spanja luan kundër Ishujve Faroe.

Parakualifikime për Fazën Elite të UEFA-së për U17:
SPANJA U17 – MAQEDONIA U17 1:0 (0:0)
1:0 Salazar Piriz 95’;
SPANJA U17: Himenez, Marsa, Alasid, Piko, Santosh, Eskobar, Karabinite, Karenjo, Salguero, Menarges, Pinja. 
MAQEDONIA U17: Alçevski, Gjurkovski, Asani, Todorovski (Andonovski 76’), Nikolov, Stojmenov, Avramovski (Feta 76’), Ilievski, Novevski, Maksimov, Kosteski (Petejçuk 90’):
Seleksionues: Mario Vujoviq



   
   
Reprezentacioni A