Publikuar më 17 Август, 2021 në Lajme
Përfaqësuesja U17 e
femrave të Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:1 nga përfaqësuesja e Rumanisë në
kuadër të ndeshjes së parë kontrolluese të luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve
përfaqësuese.
Momenti kyç në ndeshjen e sotme ishte në minutën e 56-të kur Maqedonia mbeti me një futbolliste më pak në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Katerina Petkova.
Autore e golit për përfaqësuesen tonë ishte Viktorija Strika në minutën e 55-të të ndeshjes.
Ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj Rumanisë e luajmë me 19 gusht.