Publikuar më 04 Октомври, 2021 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Përfaqësuesja e femrave U17 të Maqedonisë ka marrë
fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Moldavisë në xhiron e fundit të turneut
eliminatorë në Estoni për kualifikim në fazën Elite të eliminatoreve për
Kampionatin Europian.
Kundërshtari që nga minuta e 7-të mbeti me një lojtare më pak në fushë. Karton të kuq mori Gutu, ndërsa për ekipin tonë u akordua penallti. Maqedonia avansoi ne 1:0 me golin e Paneskas nga penalltia. Nastovska e rriti epërsinë. Sela në pjesën e dytë realizoi për 3:0, ndërsa shifrat finale 4:0 i vendosi Paneska me golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Në xhiron e parë të turneut eliminatorë për kualifikim në fazën Elite, Maqedonia humbi nga Ukrainë me rezultatin 3:0. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ptitsina, Honçaruk dhe Kiseleviq.
Në xhiron e dytë dhe ndeshjen direkte për pozitën e dytë, përfaqësuesja jonë e femrave u mund bindshëm 5:0 nga nikoqiri i turneut, Estonia. Kundërshtari që në 45-të minutat e para kishte epërsi bindëse me 4 gola. Tarkmel, Lilemets, Salei i Orlova u regjistruan në listën e golashënuesve. Në pjesën e dytë Salei shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje për shifra finale 5:0.
Në grupën tonë, Ukrainë doli të jetë e para me pikë maksimale. Në vendin e dytë u rendit Estonia me 6 pikë të grumbulluara. Maqedonia përfundoi e treta me 3 pikë. E fundit pa asnjë pikë të fituar përfundoi përfaqësuesja e Moldavisë.