Publikuar më 03 Октомври, 2023 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë për femra ka arritur fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në kuadër të turit hapës të turneut eliminator nga Liga B që po mbahet në Kosovë.
Ekipi i seleksionueses Katerina Mileska bëri një lojë të shkëlqyer, që nga fishkëllima e parë e arbitrit e deri tek ajo e fundit, ata ishin absolutisht dominues ndaj kundërshtarit në çdo aspekt të lojës dhe me meritë në fund morën fitore bindëse me rezultat 5:0.
Grozdanova hapi rezultatin e ndeshjes në minutën e 9-të. E njëjta futbolliste u gjend sërish në vendin e duhur në minutën e 17-të për një gol të ri dhe avantazhin 2:0 të Maqedonisë. Trendova shënoi edhe një gol në minutën e 24-të për epërsi 3:0. Në fund të pjesës së parë, Popeski shënoi edhe në minutën e 38-të.
Në vazhdim të takimit, Grozdanova shënoi golin e tretë, duke e rritur epërsinë e Maqedonisë në 5:0. Ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes së sotme.
Maqedoni - Gjeorgji 5:0 (4:0)
Maqedonia: Komnenova, Kolovska, Dodevska, Krsteva, Vasileva, Veliçkova, Trendova, Borizoska, Galabovska, Popeski, Grozdanova;
Seleksionues: Katerina Mileska;
Në kuadër të turit të dytë të turneut eliminator, përfaqësuesja jonë do të përballet me Armeninë.