Maqedonia U17 e femrave do të merr pjesë në turneun eliminatorë në Shqipëri

Publikuar më 07 Март, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet Femra


Përfaqësuesja U17 e femrave të Maqedonisë ne periudhën nga 8 deri më 14 mars do të merr pjesë në turneun eliminatorë (Liga B) që do të zhvillohet në Shqipëri.

Përfaqësuesja jonë ndodhet në grupin 3 së bashku me Skocinë, Azrbejxhanin dhe nikoqirin, Shqipërinë.

Ndeshjen e parë e luajmë kundër Skocisë me 8 mars në stadiumin Egnatia në Rogozhinë, me fillim nga ora 12:00. Me 11 mars në të njejtin stadium luajmë ndeshjen e dytë kundër Azerbejxhanit. Takimin e fundit e kemi të programuar per 14 mars me Shqipërinë në stadiumin “Elbasan Arena’, nga ora 14:30.

Seleksionuesja Katerina Mileska për turneun eliminator në Shqipëri, ka ftuar këto futbolliste:

Portiere: Kristina Pavloska (KFF Despina), Meri Vaseva (KFF Tiverija);

Mbrojtje: Sllagjna Gjorgjieva (KFF Tiverija), Katerina Petkova (KFF Istatov), Rona Ristemi (KFF Shkëndija), Matea Blazhevska (KFF Skopje), Andrea Doneva (KFF Koçani), Mirjana Gjeroska (KFF Luboten);

Mesfushore: Ivana Nikolloska (KFF Biljanini Izvori), Biljana Panevska (KFF Tiverija), Iva Josifova (KFF Tiverija), Mihaela Nasteska (KFF Despina), Mia Velinova (KFF Borec), Elena Londevska (KFF Top Gol), Viktorija Strika (KFF Reçica);

Sulmuese: Xehnita Kicara (KFF Borec), Teodora Dalçeska (KFF As Junajted), Anastasija Ilievska (KFF Despina), Jovana Pavlovska (KFF Aatletiko), Vesa Sela (KFF Junajted);

Seleksionuesja Katerina Mieska e sheh Skocinë si përfaqësuesen më të mirë në grupën tonë.

“Kemi bërë përgatitje të mira në Kërçovë. Jemi të përgatitur për sfidat që na presin. Sa i përket grupit që i takojmë, më vështirë do të jetë kundër Skocisë, përfaqësuese e cila është favorit për tu kthyer në Ligën A. Për dy ndeshjet tjera, objektivi jonë është i qartë dhe ajo është vetëm fitorja. Besoj që me cilësi jemi të njejtë me Shqipërinë dhe Azerbejxhanin dhe le të fitojë më i mirë” 




   
   
Reprezentacioni A