Maqedonia U17 dy teste me B e H, miqësore edhe për U18 dhe U19

Publikuar më 11 Февруари, 2020 Lajme, Deri më 17 vjet


Federata e futbollit të Maqedonisë kujdes të veçantë u kushton përfaqësueseve të moshave, ndërsa për tu përgatitur sa më mirë për sfidat që i presin shpresat, muaji shkurt sjell nga dy ndeshje testuese për përfaqësueset U17, U18 dhe U19.

Përfaqësuesja U17 do të zhvillojë dy ndeshje në terren mysafir me Bosnjë e Hercegovinën. Përfaqësuesja e lojtarëve të lindur në vitin 2004 e drejtuar nga Dragan Kanatlarovski testin e parë me moshatarët e tyre të BeH do ta luajnë të mërkurën (12.02.2020), ndërsa dueli i dytë në program është dy ditë më vonë (14.02.2020).

Dy miqësore Maqedoni-Bosnjë e Hercegovinë edhe për përfaqësueset U18. Shpresat e vendit, gjenerata e futbollistëve të lindur në vitin 2002 të udhëhequr nga seleksionuesi Shkumbin Arsllani në Shkup do t’i masin forcat me moshatarët e tyre nga përfaqësuesja boshnjake më 18 dhe 20 shkurt.

Ndërkohë për në muajin shkurt janë caktuar edhe dy teste për përfaqësuesen U19 të Maqedonisë. Kundërshtar i përfaqësues së seleksionuesit Goran Staniq do të jetë Gjeorgjia U19, ndërsa ndeshjet do të luhen më 25 dhe 28 shkurt në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A