Publikuar më 20 Февруари, 2018 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Përfaqësuesja
U17 e Maqedonisë luajti pa gola 0:0 në ndeshjen e parë kontrolluese përballë
Bosnje e Hercegovinës në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.
Shpresat e udhëhequra nga Goran Staniq luajtën ndeshje të mirë, dominuan posaçërisht në pjesën e dytë kuir portieri boshnjak pengoi epërsi të Maqedonisë, ndërsa shtylla ishte gjithashtu aleat i mysafirëve.
Në pjesën e dytë mundësi të mira lëshuan Dauti dhe Todorovski, ndërsa BeH shansin më të mirë e lëshoi përmes Shariqit, goditjen e të cilit e kontrolloi Andov.
Në vazhdim Maqedonia kishte dominim të plotë, krijuan disa shanse, mirëpo çudi në portë bënte Luka Kaçavenda, portieri i Vojvodinës që ndali në situata ballore Ersan Hajdarin dhe David Toshevskin, ndërsa bomba e Novevskit u ndal në traversë. Mundësinë e vetme në pjesën e dytë miqtë e kishin përmes Hasiqit.
MAQEDONIA: Matej Andov, George Jankullov, Alen Liçina, Emil Skoko, Bozhidar Mitrevski, Suad Jonuzi, Kire Trpçevski, Jeton Dauti, Ersan Hajdari, Dimitar Todorovski, Suhejl Muharem;
Në pankinë: Vidan Uka, Filip Xhamtovski, Aleksandar Gjurkovski, Kristijan Trpçevski, Vllada Novevski, Amar Kollashinac, Agon Elezi, Arbi Vosha, Kushtrim Tairi, David Toshevski dhe Xhemal Ibishi.
Seleksionues: Goran Staniq
BOSNJA E HERCEGOVINA: Luka Kaçavanda, Nemanja Nikoliq, Millosh Darabosh, Dragan Markoviq, Stefan Rankiq, Hamza Gigoviq, Armin Shariq, Ajdin Hasiq, Kristijan Staniq, Vedad Radonja, Emel Haliloviq;
Në pankinë: Balmin Dizdareviq, Belmin Ridad, Mate Çollak, Asim Muratoviq, Mirza Avdiçeviq, Ermin Kadriq, Zlatan Ramiq, Edin Mujiq, Brane Vistica, Edin Muratoviq dhe Sllobodan Tomiq.
Seleksionues: Toni Karaçiq