Publikuar më 20 Август, 2018 në Lajme
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë deri më 26 gusht do të qëndrojë në Malta ku do të zhvillojë tre ndeshje kontrolluese përballë përfaqësueses vendase. Dy takimet e para më 21 dhe 23 gusht kundërshtar do të jetë Malta U17, ndërsa në testin e fundit Maqedonia U17 do të luajë kundër Maltës U19.
Seleksionuesi i Maqedonisë U17, Mario Vujoviq për
ndeshjen me Maltën ka thirrur këta futbollistë:
Portierë: Marko Alçeevski (Akademia Pandev), Aleksa
Jordanov (KF 011-Serbi);
Mbrojtës: Filip Kostovski (Nju Stars), Anatolij Petejçuk
(Vardar), Besfor Arifi (MVV-Holandë), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Gorazd
Stojmenov (Nju Stars), Neshad Murati (Shkëndija);
Mesfushorë: Ivan Nikollov (Akademia Pandev), Mario
Ilievski (Vardar), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Filip Andonovski (Vardar),
Redon Qamili, Luka Stankovski (Rabotniçki), Sava Avramovski (Crvena
Zvezda-Serbi), Mario Kosteski (Rabotniçki), Behar Fetai (Nju Stars), Rezart
Kollari (Lozana-Zvicër);
Sulmues: Metodi Maksimov
(Rabotniçki), Azer Omeragiq (Vardar).