Publikuar më 07 Мај, 2021 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17
e Maqedonisë (gjenerata 2005) do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Milan
Milaniq” gjatë periudhës nga 10 deri më
15 maj.
Organizator i turneut është Federata e Futbollit të Serbisë, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në fushat e Stara Pazova.
Përkrahë përfaqësues tonë, pjesë e këtij turneu do të jenë edhe përfaqësueset e Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski do ta luajnë kundër përfaqësueses së Malit të Zi me 11 maj me fillim nga ora 14:30.
Seleksionuesi Toni Jakimovski vendosi tiu bëjë ftesë këtyre futbollistëve:
PORTIERË: Stefan Jovanovski (Sllavia Praga), David Stojanoviq (Makedonija GJ.P.);
MBROJTJE: Simeon Zdravkovski (KF Nju Stars), Andrej Arizankovski (KF Pobeda), Ramadan Sulejmani (KF Link Lask / A), Anes Maliqi (UEFA Aademia), Marko Stojilevski (KF Vardar), Hadis Tairi (KF Nju Stars), Matej Janevski (KF Rabotniçki);
MESFUSHORË: Maksim Bundalevski (KF Kul), Amir Nuhija (KF Shkëndija), Martin Gjorgievski (KF Akademia Pandev), Gjorgji Xhosev (KF Vardar), Berat Jasari (KF Kievo), Omerfaruk Sulejmani (KF Shkupi), Kire Stojanov (KF Akademia Pandev), Nikolla Manojlov (KF Rabotniçki), Azis Jamini (KF Adanasport);
SULMUES: Zani Nazifi (KF Shkëndija), Nikolla Veliçkovski (KF Vardar);
“Ndeshjen e parë do ta luajmë kundër përfaqësues së Malit të Zi, kundërshtarë që shumë mirë e njohim dhe e respektojmë në aspekt se muajin e kaluar zhvilluam dy ndeshje kundër tyre në Shkup. Besoj që kësaj radhe ne do të jemi ata që do ti gëzohemi fitores. Kemi luajtur dy ndeshje të mira kundër Malit të Zi, ndeshje në të cilat nuk shfrytëzuam shumë raste të mira për gol. Në krahasim me grumbullimin e kaluar, kemi bërë ftesë për disa futbollist të rinj, tek të cilët besoj që do ti përgjigjen sfidave dhe do ti përmbushin pritshmëritë. Besoj tek futbollistët e mi dhe shpresojë që do të arrijmë që ta paraqesimin Maqedoninë në nivelin e duhur”, ka thënë seleksionuesi Toni Jakimovski.