Maqedonia U17 do të luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj Maltës

Publikuar më 14 Февруари, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë me 15 dhe 17 shkurt në Shkup do të luajë dy ndeshje kontrolluese kundër Maltës. Ndeshjet do të luhen në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve në program është me 15 shkurt dhe do të luhet nga ora 13:00, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet nga ora 11:00.

Seleksionuesi i Maqedonisë U17, Toni Jakimovski për këto ndeshje ka ftuar këto futbollst:

Portierë: David Stojanoviq (Makedonija GJP), Diel Doko (Nju Stars);

Mbrojtjës: Simeon Zdravkovski (Vardar), Andrej Arizankoski (Pobeda), Marko Stojilevski (Vardar), Daniel Markovski (Helsinborg, Suedi), Matej Janevski (Rabotniçki), Hadis Tairi (Veleshta);

Mesfushorë: Amir Nuhija (Shkëndija), Ardijan Zendelovski (Malmo, Suedi), Gjorgje Xhekov (Akademia Pandev), Muhamed Elmas (Rabotniçki), Martin Gjorgjievski (Akademia Pandev), Sulejman Umerfaruk (Shkupi), Destan Adili (Rabotniçki), Kire Stojanov (Akademia Pandev), Teodor Nikollovski (Rabotniçki);  

Sulmues: Aleksandar Bogdanovski (Rabotniçki), Zani Nazifi (Shkëndija), Nikolla Veliçkovski (Vardar)

Toni Jakimovski, seleksionues i përfaqësueses U17 të Maqedonisë:

-Pas ndeshjeve eliminatore, kjo është një periudhë e mirë për dy ndeshje kontrolluese kundër Maltës. Kemi kohë dhe hapësirë për të përmirësuar lojën tonë. Në këto dy ndeshje janë ftuar katër futbollist të rinjë, të cilët posëdojnë cilësi dhe do tu japim hapësirë në fushë. Do të angazhohemi maksimalisht edhe pse janë ndeshje kontrolluese. Ky grup i futbollistëve kanë potencial dhe cilësi. Jam i bindur që në të ardhmen me angazhim maksimal mundemi të përmirësojmë lojën tonë dhe të realizojmë rezultate pozitive.




   
   
Reprezentacioni A