Maqedonia U17 dhe U19 mësojnë kundërshtarët, FFM do të jetë organizatore e dy turneve eliminatorë

Publikuar më 08 Декември, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U17 dhe U19 të Maqedonisë i kanë mësuar kundërshtarët për eliminatoret e ardhshme.

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë do të jetë pjesë e grupit 9, ndërsa për kundërshtarë do të ketë përfaqësueset e Francës, Islandës dhe Luksemburgut.

Përfaqësuesja jonë U19 është përfshirë në grupin 10 së bashku me Serbinë, Norvegjinë dhe San Marinon.

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të jetë organizatore e dy turneve eliminatorë për kualifikim në fazën Elite për Europianin e vitit 2023.

Turnetë eliminatorët janë përcaktuar për në nëntor të vitit të ardhshëm. 




   
   
Reprezentacioni A