Publikuar më 22 Октомври, 2020 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë barazoi pa gola (0:0) përballë Serbisë U176 edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup.
Dy seleksionuesit bënë shumë ndryshime në formacionet startuese në raport me ndeshjen e parë, mirëpo sërish gola nuk kishte dhe në ndeshjen e dytë ndërmjet dy përfaqësueseve. Për Maqedoninë shanse të mira kishin Guxhufi dhe Janevski në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Erion Shuku nuk realizoi nga një pozitë ideale. Mysafirët në pjesën e dytë arritën të shënojnë, mirëpo goli me të drejtë u anulua për pozitë jashtë loje.
MAQEDONIA U17:
12. Vasko Vasilev, 2. Nikolla Pavleski, 3. Marko Ristov, 4. Blend Zeqiri, 5.
Enis Buçi, 6. Matej Angellov, 7. Dashmir Elezi, 10. Besart Guxhufi, 14. Mirçe Stoilov, 16. Igor Janevski, 19. Erion Shuku;
Zëvendësime: 1. Stefan Tasev, 8. Matej Gjorgiev, 9. Levent Ibraimi, 11. Matej Gjurçinovski, 13. Hristijan Pop Antovski,
15. Borjan Popovski, 17. Marko Treneski, 18. Lorik Kaba;
Seleksionues: Dragi Kanatllarovski