Publikuar më 07 Октомври, 2021 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka barazuar pa gola
kundër Polonisë në xhiron e parë të turneut eliminatorë për kualifikim në fazën
Elite që luhet në Republikën e Irlandës.
Në pjesën e parë rastin më të mirë e kishim me Nazifin që goditi fortë, por portieri kundërshtarë intervenoi në mënyrën më të bukur, duke mbrojtur portën e tij. Në vijim nuk u dha penallti e pastër për ekipin tonë përfaqësues.
Në pjesën e dytë regjistruam edhe dy raste të mira, por nuk arritëm ti shfrytëzojmë. Tairi kishte goditje të mirë në minutën e 72-të të ndeshjes, ndërsa një minutë më vonë, Nazifi sërish “kërcënoi” kundërshtarin, por nuk kishte fat për të shënuar.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski me 10 tetor do të luajnë kundër nikoqirit, Republikës së Irlandës.
Turneu eliminatorë:
Maqedonia U17 – Polonia U17 0:0 (0:0)
Maqedonia: David Stojanoviq, Andrej Arizankoski, Marko Stojilevski, Daniel Markovski, Matej Janevski, Martin Gjorgjievski, Adrian Zendelovski, Kire Stojanov, Muhamed Elmas, Zani Nazifi, Lein Tairi;
Në pankinë: Samoil Talevski, Simeon Zdravkovski, Anes Meliqi, Hadis Tairi, Stefan Todorovski, Amir Nuhija,Azis Jamini, Nikolla Manojllov, Umerfaruk Sulejman;
Seleksionues: Toni Jakimovski;