Maqedonia U17 barazon me Kosovën në ndeshjen e parë kontrolluese

Publikuar më 07 Септември, 2023 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë zhvilloi sot ndeshjen e parë nga dy ndeshjet kontrolluese me Kosovën.

Në një ndeshje interesante, plot emocione dhe lojë të hapur të të dyja përfaqësueseve, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dashmir Beari barazuan me rezultat 1:1.

Kosova kaloi e para në epërsi 1:0 në minutën e 31-të të ndeshjes.

Në minutën e 73-të të takimit, Maqedonia arriti të barazojë rezultatin. Albion Musliu shënoi për ekipin tonë përfaqësues, duke fiksuar shifrat finale të këtij takimi në 1:1. 

Këto dy përfaqësuese do të luajnë nesër në orën 11:00 ndeshjen e dytë kontrolluese.

Maqedonia: David Iloski, Igor Ristov, Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, Emir Shabotic, Hisar Ali, Kamencno Andonovski, Stefan Mlladenovski, Marko Kish, Albion Musliu, Admir Latifi;

Në pankinë: Zdravko Pereski, Berkaj Shaini, Onur Besir, Nikola Angelov, Milos Spasovski, Florim Dalipi, Zlatko Radevski, Erand Ziba, Arif Loku;

Seleksionues: Dashmir Beari;




   
   
Reprezentacioni A