Publikuar më 20 Октомври, 2020 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e Maqedopnisë barazoi 0:0 përballë Serbisë U17 në ndeshjen e parë kontrolluese, nga dy të parapara në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup.
Në një ndeshje pa shumë nxitje, rastin më të mirë përfaqësuesja e drejtuar nga Dragan Kanatllarovski e kishte në pjesën e parë, por Erion Shuku nuk arriti të shënojë. Ndërkohë me një super pritje portieri Stefan Tasev shpëtoi mundësinë e Serbisë në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë dy përfaqësueset kishin më shumë zëvendësime në formacion, ndërsa në fushë miqtë kishin dy mundësi të mira që nuk arritën t'i konkretizojnë me gol.
Ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet dy përfaqësueseve luhet të enjten në orën 11:00.
MAQEDONIA U17: 1. Stefan Tasev, 2. Nikolla Pavlevski, 4. Blend Zeqiri, 6. Matej Angelov, 7. Dashmir Elezi, 10. Besar Guxhufi, 13. Hristijan Pop Antovski (Marko Ristov 60`), 14. Mirç Stoilov (Marko Treneski 63), 15. Borjan Poposki (Enis Buçi 60`), 16. Igor Janevski, 19. Erion Shuku.
Trajner: Dragan Kanatllarovski