Maqedonia U17 barazoi në ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Qipros

Publikuar më 25 Август, 2023 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka luajtur ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Qipros në Strumicë.

Ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat 1:1. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dashmir Beari mund të pendohen për rastet e humbura në këtë takim.

Kundërshtari fillimisht kaloi në epërsi para përfundimit të pjesës së parë. Konkretisht, në minutën e 42-të, Stylianou bëri mirë dhe arriti të shënojë për avantazhin 1:0 të Qipros.

Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia arriti të shënojë për të barazuar rezultatin. Admir Latifi në minutën e 55-të e realizoi për 1:1, të cilat shifat deri në fund mbetën të pandryshuara. 

Maqedonia: David Iloski, Igor Ristov, Nikola Angelov, Luka Atanasovski, Emir Shabotiq, Zdravko Pereski, Admir Latifi, Kamenço Andonovski, Hisar Ali, Albion Musliu, Florim Dalipi;

Në pankinë: Marko Kish, Berkaj Shaini, Onur Besir, Artan Ismaili, Milosh Spasovski, Edin Etoski, Zlatko Radevski, Luka Makalovski, Almir Jakupi, Nart Useini, Arif Loki;

Seleksionues: Dashmir Beari;

Ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve përfundoi me fitoren bindëse të Maqedonisë me rezultat 3:0.




   
   
Reprezentacioni A