Maqedonia U17 barazoi ndaj Turqisë në ndeshjen e parë kontrolluese

Publikuar më 08 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë sot në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese kundër Turqisë.

Ndeshja u mbyll me barazim 1:1, ndërsa të dyja përfaqësueset luajtën ndeshje të hapur me shumë raste. Përfaqësuesja e Turqisë ishte e para ajo që avansoi. Polat Abau realizoi golin në minutat e para të pjesës së dytë për epërsi 1:0. Në vijim të përzgjedhurit e seleksionuesit Dashmir Beari filluan presionin në portën kundërshtare, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 70-të, me autor Besar Guxhufin.

Ndeshjen e dytë kontrolluese Maqedonia me Turqinë do ta luajnë me 11 tetor me fillim nga ora 14:30.

Maqedonia: Stefan Tasev, Lupçe Kudev, David Gregori, Reshat Ramadani, Zufer Shaini, Behar Feta, Oktaj Rakipi, Vençe Kërstevski, Dashmir Elezi, Kristijan Taseski, Berat Kalkan;

Në pankinë: Kire Novakov, Goce Jovçev, Samet Rexhepi, Emir Saitoski, Filip Gjorgoski, Matej Angellov, Altin Veseli, Ardijan Çilafi, Martin Talakov, Borçe Gogov, Ali Ali, Besar Guxhufi;

Seleksionues: Dashmir Beari; 




   
   
Reprezentacioni A