Maqedonia U17 barazoi ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 26 Мај, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka luajtur sot duelin e dytë kontrollues ndaj Austrisë.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski zhvilluan një ndeshje të madhe, patën avantazh, por nuk arritën të arrijnë fitore. Kundërshtari arriti të shënonte gol nga penalltia në 10 minutat e fundit të takimit.

Maqedonia tentoi fillimisht përmes Stojanovit në minutën e 3-të të ndeshjes. I njëjti lojtar në minutën e 22-të të takimit ka arritur të kërcënojë edhe një herë portën e austriakëve. Në minutën e 30-të, Livareka u gjend në një pozicion të shkëlqyer, por gjuajtjen e tij arriti ta pret portieri kundërshtar. Një tjetër mundësi e mirë për lojtarët tanë në minutën e 31-të me anë të Adilit, por portieri i Austrisë edhe një herë u tregua më sy çel.

Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia vazhdoi në të njëjtin ritëm, me lojë të hapur dhe dëshirë për fitore. Në minutën e 47-të, goli i Livarekës u anulua. Në minutën e 54-të Livareka më në fund shënoi, pas një pasimi të shkëlqyer të Nazifit për avantazhin 1:0 të Maqedonisë.

Kundërshtari me një gol penallti në minutën e 80-të vendosi rezultatin përfundimtar 1:1.

MAQEDONIA: Petar Jakimov, Abiola Bamijoko, Marko Stojilevski, Kire Stojanov, Martin Gjorgievski (k), Destan Adili, Andrej Arizankoski, Kasim Jakupi, Gjorgi Doshev, Fikret Livareka, Teo Nikolovski;




   
   
Reprezentacioni A