Publikuar më 09 Мај, 2024 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë sot në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” e luajti ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Sllovakisë.
Të përzgjedhurit e Rade Karanfilovskit pas pjesës së parë kishin epërsi 1:0, por në fund u mposhtën me rezultat 3:1.
Kundërshtari zhvilloi një pjesë të dytë të shkëlqyer, në të cilën arriti të shënojë tre gola, me çka shënoi fitoren e dytë ndaj përfaqësueses sonë në kuadër të dy ndeshjeve kontrolluese.
Goli i vetëm për Maqedoninë ishte vepër e Aleksandar Grasheskit.
Në ndeshjen e parë kontrolluese, Sllovakia arriti një triumf minimal me shifra 2:1.