Publikuar më 04 Април, 2022 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë për femra në periudhën prej 4
deri më 10 prill do të marrë pjesë në Turneun Zhvillimor të UEFA-s (futbolliste
të lindura 2006/2007) që do të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë.
Përveç përfaqësueses sonë, në këtë turne zhvillimor do të marrin pjesë edhe nikoqiri, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.
Ndeshjen e parë Maqedonia do ta luajë kundër Bosnjës dhe Hercegovinës më 5 prill, në qendrën stërvitore në Zenicë, me fillim nga ora 12:00.
Ndeshja e dytë kundër Sllovenisë është caktuar për më 7 prill, në stadiumin e Mladost Doboj Kakanj, me fillim nga ora 12:00.
Në ndeshjen e fundit do të rivalizojmë me përfaqësuesen e Ishujve Faroe, më 10 prill në orën 12:00.
Seleksionuesja e përfaqësueses U16 të Maqedonisë, Katerina Mileska, ka ftuar këto futbolliste:
Portiere: Meri Vaseva (Tiverija), Mila Pavloska (Luboten);
Mbrojtëse: Slagjana Gjorgjieva (Tiverija), Rosana Kitanovska (Luboten), Kristina Kërsteva (Kul Zdravje), Vaska Vasileva (Tiverija), Katerina Petkova (Istatov),
Mesfushore: Mia Velinova (Borec), Iva Josifova (Tiverija), Nikica Trendova (Tiverija), Murvet Vardar (Tiverija), Mihaela Dodevska (Kul Zdravje), Elena Simjonova (Luboten), Sara Dika (As United);
Sulmuese: Iva Jovanoska (Luboten), Elena Gjondevska (Top Gol), Ana Borizoska (Despina), Emili Mitkovska (Reçica), Jovana Pavlovska (Atletico), Anastasia Ilievska (Despina);