Publikuar më 15 Август, 2023 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë (futbollistë të lindur në vitin 2006) aktualisht ndodhet në Kërçovë për një kamp stërvitor, ku do të kontrollohet dhe përmirësohet forma aktuale fizike e lojtarëve para sfidave të ardhshme.
Në fund të gushtit, përfqësuesja jonë e re e udhëhequr nga seleksionuesi Rade Karanfiloski është në pritje të dy ndeshjeve kontrolluese ndaj Turqisë.
Seleksionuesi i Maqedonisë U16, Rade Karanfiloski, ka dhënë mendimin dhe komentet e tij për kampin stërvitor në Kërçovë dhe ndeshjet e ardhshme që e presin këtë përfaqësuese.
“Ne po organizojmë një kamp stërvitor në Kërçovë me qëllim të kontrollit dhe përmirësimit të formës aktuale të futbollistëve të rinj. Këtë periudhë do ta shfrytëzojmë për të përmirësuar si teknikisht ashtu edhe taktikisht para ndeshjeve ndërkombëtare që na presin në fund të muajit.
“Vitin e ardhshëm, këtë gjeneratë e presin eliminatoret për Kampionatin Evropian. Këto kampe stërvitore kanë një rëndësi të madhe, po ashtu edhe garat ndërkombëtare me ekipet e tjera kombëtare. Vetëm kështu mund të përparojmë, rritemi dhe maturohemi si ekip dhe të jemi gati për të përmbushur eliminatoret e ardhshme.
“Besoj shumë në këtë gjeneratë, këta futbollistë të rinj kanë kualitet të madh. Problem për ngritjen e cilësisë së kësaj përfaqësuese është fakti se nuk ka mundur të formohet një klasë e veçantë për këtë gjeneratë në kuadër të Akademisë së FFM-së, për shkak të masave që janë marrë gjatë pandemisë Covid.
“Është një nder dhe kënaqësi e madhe të punosh me lojtarët më të mirë dhe më të talentuar të gjeneratës së tyre, por zhvillimi dhe përparimi i tyre do të varet më së shumti nga ata, si dhe nga procesi stërvitor në klubet e tyre".
Kampi stërvitor i përfaqësueses së re të Maqedonisë deri më 16 vjeç do të jetë deri më 16 gusht. Më 28 gusht është në program takimi i parë kontrollues ndaj Turqisë.