Publikuar më 28 Август, 2023 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë ka luajtur sot pasdite të parën nga dy ndeshjet e planifikuara kontrolluese ndaj Turqisë.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” skuadra e seleksionuesit Rade Karanfiloski humbi me rezultat 2:1 nga Turqia në një ndeshje interesante dhe emocionuese.
Futbollistët tanë të rinj luajtën shumë mirë dhe e përballuan mirë kundërshtarin e fortë. Në fund Turqia arriti të merr një fitore minimale.
Kundërshtari e hapi mirë ndeshjen. Në fillim të minutës së 7-të, Ertem Oguzcan arriti të shënojë për avantazh 1:0. Epërsinë në 2:0 e rriti Ahmet Hakan në minutën e 49-të.
Goli për Maqedoninë ishte vepër e Blendi Ganiut në minutën e 74-të të ndeshjes.
Maqedonia: Antonij Trajkovski, Enver Fejzulovski, Martin Dxhangarovski, Aleks Zaponçek, Riste Stoilov, Mateo Kesic, David Angeleski, Stefan Brankovski, Aleksandar Grashevski, Florent Osmani, Nenad Damjanovski;
Në pankinë: Ivo Markovski, Aleksandar Trajkov, Stefan Stamatoski, Loren Zaku, Blendi Ganiu, Andrej Petreski, Mateo Karanfiloski, Luka Varoshanoski, Dushan Bojovic Zaev, Flori Iljazi, Cela Nazifi;
Seleksionues: Rade Karanfiloski;
Këto dy përfaqësuese do të luajnë ndeshjen e dytë kontrolluese më 31 gusht.