Publikuar më 21 Март, 2024 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë është mposhtur nga Austria në ndeshjen e parë kontrolluese.
Nikoqiri bëri një lojë të shkëlqyer dhe mori një fitore të merituar. Të përzgjedhurit e seleksionuesit, Rade Karanfiloski kishin disa mundësi për të shënuar gol, por pa arritur ti realizojnë.
Dobis në minutën e 13-të nga një penallti arriti të sjellë Austrinë në avantazh. Në momentet e fundit të ndeshjes, Deshishku finalizoi shifrat në 2:0.
Maqedonia dhe Austria do të luajnë një tjetër ndeshje kontrolluese më 23 mars.