Maqedonia U16 mundet minimalisht nga Mali i Zi

Publikuar më 13 Април, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë është mposhtur minimalisht nga Mali i Zi në ndeshjen kontrolluese të luajtur në Stara Pazova të Serbisë.

Mali i Zi fitoi me rezultat 2:1. Kundërshtari arriti të shënojë gol për epërsi 1:0 që nga minuta e 2-të. Para përfundimit të pjesës së parë, të përzgjedhurit e trajnerit Vujadin Stanojkovi arritën të barazojnë rezultatin. Golin për Maqedoninë e shënoi Nikolla Stojkovski në minutën e 44-të të ndeshjes.

Në vazhdim të ndeshjes të dyja skuadrat humbën disa raste të mira. Mali i Zi me gol në minutën e 85-të arriti të merr fitore me shifra 2:1.

Maqedonia: Sllave Vrëgov (d), Genc Knjiku, Andrej Velkov, Kristijan Georgievski, Anes Meliqi, Oliver Savevski, Daniel Kocev, Miksimilian Dimitrievski, Altin Alili, Nikola Manojlov, Flakron Memishi;

Seleksionues: Vujadin Stanojkoviq; 




   
   
Reprezentacioni A