Maqedonia U16 humb bindshëm nga Rumania

Publikuar më 22 Ноември, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë humbi bindshëm me rezultat 0:4 nga Rumania në ndeshjen e parë kontrolluese të luajtur në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Futbollistët e rinj rumunë iu gëzuan me meritë triumfit, pasi dominuan gjatë gjithë ndeshjes. Ata shënuan nga dy gola në secilën pjesë dhe krijuan shumë mundësi më të rrezikshme shënimi në krahasim me përfaqësuesen tonë.

Janis Pirvu e paralajmëroi fitoren e mysafire në minutën e 3-të, ndërsa para pjesës së parë, në minutën e 37-të, i saktë ishte edhe Petkulesku. Në vazhdim Ilie e rriti në 3:0 në minutën e 57-të dhe Toma e fiksoi rezultatin përfundimtar në minutën e 72-të.

Maqedonia U16: David Ilioski, Igor Ristov, Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, Milosh Spasovski, Ali Hisar (Zlatko Radevski), Marko Kish (Abdula Asllani), Stefan Mladenovski, Kamenço Andonovski (Aleksandar Grashevski), Alija Andreev (Marko Blazhevski), Dejan Siljanovski (Shaini Berkai); 

Seleksionues: Dashmir Beari;

Të dyja përfaqësueset do të luajnë ndeshjen e dytë kontrolluese të enjten në orën 11:00.




   
   
Reprezentacioni A