Maqedonia U16 fiton Kosovën

Publikuar më 05 Мај, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë ka shënuar fitore të re në duelin me Kosovën në kuadër të xhiros së dytë të turneut zhvillimor për lojtarë të lindur në vitin 2006, që po mbahet në Shkup.

Në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski”, lojtarët tanë të rinj ishin më të mirë se Kosova pas gjuajtjeve të penalltive.

Pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim, 1:1. Maqedonia kaloi në epërsi me golin e Dimitrieskit, ndërsa mysafirët barazuan në pjesën e dytë me golin e Gashijanit.

Në serinë e penalltive, Maqedonia ishte më e mirë me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Maqedonia: Ahtarov, Velkov, Meliqi, Stojkoski, Dimitrijevski, Elmas, Ljubevski, Jovanoviç, Memishi, Kocev dhe Mlladenovski;

Në pankinë: Vrgov, Manojlov, Aejtoviq, Podraxhа, Aliji, Jakimovski, Blazhevski;

Seleksionues: Vujadin Stanojkoviq;




   
   
Reprezentacioni A