Publikuar më 26 Март, 2023 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë arriti të merr fitore me rezultat 5:1 ndaj Kosovës në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-së.
Skuadra e përzgjedhur e seleksionuesit Dashmir Beari zhvilloi një ndeshje fenomenale në stadiumin Albena dhe me plot meritë mori fitoren.
Edin Etoski hapi rezultatin në takimin e sotëm në minutën e 43-të. Në fillim të pjesës së dytë, Admi Latifi arriti të tundte portën dhe të rriste avantazhin tonë. Dy minuta i mjaftuan Maqedonisë për të shënuar edhe një gol, të tretin në rrjetën e Kosovës. Edin Etoski u gjend në vendin e duhur dhe mundi portierin kundërshtar duke shënuar golin e dytë në ndeshjen e sotme. Golin e katërt për ne e shënoi kapiteni Stefan Mlladenovski në minutën e 77-të. Një minutë më vonë, i njëjti lojtar shënoi për avantazhin bindës të Maqedonisë prej 5:0.
Deri në fund të ndeshjes, Kosova vetëm sa arriti ta zbusë triumfin e Maqedonisë, për rezultatin përfundimtar 5:1.
Maqedonia: David Iloski, Hisar Ali, Kristian Gjorgievski, Gorjan Gruevski, Artan Ismaili, Marko Kish, Stefan Mladenovski, Albion Musliu, Igor Ristov, Emir Sabotic, Berkaj Shaini;
Seleksionues: Dashmir Bear;