Publikuar më 29 Март, 2021 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja
U16 e Maqedonisë ka triumfuar kundër përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës
në kuadër të të ndeshjes së dytë në turneun ndërkombëtarë për futbollist të
rinj deri më 16 vjeç (gjenerata 2005) i cili po zhvillohet në vendin tonë.
Në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski fituan 2:1 ndeshjen. Kundërshtari i zhbllokoi shifrat falë golit të Marko Bërkiç në minutën e 16-të. Në vijim përfaqësuesja jonë kishte një lojë të mirë, por pa finalizim në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, Maqedonia vazhdoi me lojën e mirë. Në minutën e 54-t shënuam golin parë. Autor i golit ishte Zani Nazifi. Përmbysjen e realizuam në minutën e 89-të, me Filip Jovanovskin që shënoi për fitore të përfaqësueses tonë.
MAQEDONIA: 1. Stefan Jovanovski, 3. Matej Janevski, 5. Marko Stojilevski, 6. Amir Beqiri, 7. Kire Stojanov, 8. Martin Gjorgjievski, Zani Nazifi, 14. Andrej Arizankovski, 16. Amir Nuhija, 21. Lorik Kaba, 22. Nikolla Veliçkovsi;
BOSNJA DHE HERCEGOVINA: 12. Tarik Kariq, 3. Ali Pashiq, 4. Savo Sushiq, 5. Salih Haxhik, 6. Bakir Nurkoviq, 10. Ante Brusina, 11. Vedar Jakupoviq, 13. Ferid Sherbeçiq, 13. Luka Tustonja;