Publikuar më 29 Мај, 2018 në Lajme
Përfaqësuesja
U16 e Maqedonisë mundi minimalisht 1:0 ekipin përfaqësues nën 16 vjet të
Sllovenisë në ndeshje kontrolluese të zhvilluar në qendrën stërvitore “Petar
Milloshevski” në Shkup. Sava Avrmovski në minutën e 69-të shënoi golin për
fitore të përfaqësueses së udhëhqeur nga Mario Vujoviq.
Në një ndeshje pa shumë shanse në të dyja palët, merita të mëdha për fitoren e Maqedonisë ka edhe portieri Aleksa Jordanov i cili pas një ore lojë kishte intervenim bravuroz në mundësinë e vetme të 100% të miqve.
MAQEDONIA U16: Jordanov, Sali, Kostovski, Stojmenov, Asani, Nikolov, Todorovski, Arifi, Avramovski, Maksimov, Kostoski;
Luajtën edhe: Alçeski, Saliu, Gjurkovski, Murati, Terziev, Fetai, Qamili, Omeragiq, Andonovski, Vanevski.