Maqedonia U16 e para në turneun zhvillues të UEFA

Publikuar më 26 Март, 2019 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë ka zënë vendin e parë në turneun zhvillues të UEFA-së të zhvilluar në Shkup. Shpresat e vendit në grup me Gjeorgjinë, Azerbaijanin dhe Arabinë Saudite zunë vendin e parë me tre fitore maksimale.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Goran Stankovski sot mundi 2:1 Azerbejxhanin, pasi paraprakisht kishte fituar me rezultat identik 2:0 Arabinë Saudite dhe Gjeorginë. 

Në ndeshjen e fundit me Azerbejxhanin Dashmir Elezi dhe Ramis Beroviq shënuan për epërsi 2:0 pas pjesës së parë, ndërsa në vazhdim Feta dhe Stojanovski lëshuan raste të mira për gol të tretë, ndërsa fatmirësisht në fund fitorja nuk u rrezikua përkundër faktit se rivali ndërkohë shënoi për 2:1. 

Maqedonia U16: Dushan Gerafimovski, Lavdrim Ibrahimi, Filip Gjorgovski, Gordijan Hristovski, Stojan Georgiev, Salih Muslioski, Hristijan Georgievski, Emir Saitovski,Vasko Gligorov, Ramiz Beroviq, Dashmir Elezi.

Luajtën edhe: Stefan Mitrev, Borçe Gogov, Abdullah Hasani, Gregori Davkov, Oktaj Rakipi, Darko Stojanovski, Behar Feta, Martin Talakov, Georg Stojanovski.

"Vetë rezultati flet për paraqitjen tonë në këtë turne. Jam shumë i kënaqur nga paraqitja jonë dhe nga futbollistët. Treguan përgjegjësi dhe disiplinë në lojë. Kundërshtarët nuk ishin aspak naivë dhe patjetër të vazhdojmë më këtë rritëm. Në përgjithësi morrëm pasqyrën tonë edhe për turneun kualifikues për fazën elite, edhe pse kemi kohë për ndryshime të vogla dhe plotësime në formacion edhe pse skeleti i ekipit sipas gjithë gjasave tashmë dihet. Këta futbollistë treguan se dijnë dhe munden dhe unë shpresoj se në periudhën në vazhdim do të ecim para", deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë U16, Goran Stankovski.




   
   
Reprezentacioni A