Maqedonia U16: Dy ndeshje kontrolluese me Slloveninë

Publikuar më 18 Октомври, 2024 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë deri në moshën 16 vjeçare (futbollistë të lindur në vitin 2009), do të zhvillojnë dy ndeshje kontrolluese me moshatarët e tyre të përfaqësueses së Sllovenisë.

Ndeshjet kontrolluese do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Ndeshja e parë në program është me datë 22 tetor me fillim në ora 13:00. Dy ditë më vonë do të zhvillohet edhe dueli i dytë kontrollues mes këtyre dy përfaqësueseve, në të njëjtën kohë.

Seleksionuesi i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë deri në moshën 16 vjeçare, Dragan Naçevski, për ndeshjet e rradhës kundër Sllovenisë, vendosi të ftojë këta futbollistë:

PORTIERË:

Luka Grçevski – (Mineralac – Serbi)

Amin Suljoviq – (Park)

Darijan Denkovski – (Makedonija GJ.P.)

MBROJTËS:

Stefan Jordanoski – (AP Brera)

Mihail Mitreski (Rabotniçki)

Mateja Masev (Crvena Zvezda – Serbi)

Arijan Ramadani (Shkëndija)

Ensar Zeqiri – (Austria Viena – Austri)

Antonio Atanasov – (Rabotniçki)

Matej Petkov – (Ilertisen – Gjermani)

Gorjan Petkov - (Makedonija GJ.P.)

MESFUSHORË:

Jakov Angellov – (Gros Umshtad – Gjermani)

Darin Mihajllovski - (Rabotniçki)

Luka Trpevski - (Crvena Zvezda – Serbi)

Soner Rakipi - (Shkëndija)

Fadil Islamoviq - (Rabotniçki)

Anrej Cvetkovski - (Rabotniçki)

Ahmed Sejdini - (Rabotniçki)

Joakim Georgiev - (AP Brera)

SULMUES:

Erdin Mamuti - (Rabotniçki)

Jakov Stojkovski – (Paderborn, Gjermani)

Vullnet Ahmeti – (FC Shkupi)




   
   
Reprezentacioni A