Publikuar më 08 Мај, 2023 në Lajme, Deri më 17 vjet
Në periudhën prej 8 deri më 11 maj, në Stara Pazova, përfaqësuesja e të rinjve të Maqedonisë deri në 16 vjeç do të jetë një nga pjesëmarrësit në turneun ndërkombëtar kontrollues “Miljan Miljanic”.
Përveç përfaqësueses tonë do të marrin pjesë edhe Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria.
Në gjysmëfinalen e parë, përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Dashmir Beari do të luajë kundër Serbisë. Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale forcat do ti masin Bullgaria dhe Mali i Zi.
Ndeshja ndaj Serbisë do të luhet më 9 maj me fillim nga ora 17:00.
Seleksionuesi i Maqedonisë U16, Dashmir Beari, ka ftuar futbollistët e mëposhtëm për turneun e radhës:
- Onur Beshir (Shkëndija), Igor Ristov (Akademia Pandev), Gorazd Ristovski (Crvena Zvezda), Luka Atanasovski (Vardar), Emir Sabotic (Vardar), Zdravko Pereski (Akademia Pandev), Hisar Ali (Shkëndija), Furkan Hirda (Shkupi), Stefan Mladenovski (Crvena Zvezda), Kamenço Andonovski (Rabotniçki), Berkaj Shaini (Rabotniçki), Pavel Trajkovski (Makedonija GJ.P.), Nikola Angelov (Akademia Pandev), Zlatko Radevski (Vardar), Milos Spasovski (Vardar), Eldin Ramani ( Rabotniçki), Admir Latifi (Makedonija GJ.P.), David Ivanovski (St. Gallen, Zvicër), Toma Georgievski (New Star), Petar Mitrevski (Sasa Kamenica);