Maqedonia U16 do të luajë dy ndeshje kontrolluese me Malin e Zi

Publikuar më 14 Март, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë do të luajë dy ndeshje kontrolluese kundër Malit të Zi.

Të dyja ndeshjet ndërmjet këtyre dy përfaqësuese do të zhvillohen në Malin e Zi, në kampin stërvitor në Podgoricë.

Ndeshja e parë do të luhet nesër me fillim në orën 14:00. Dy ditë më vonë është e përcaktuar ndeshja e dytë nga ora 11:00.

Seleksionuesi i përfaqësueses U16 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq për këto dy ndeshje ka ftuar këta futbollist:

Portierë: Sllave Vërgov (Akademia Pandev), Spasko Ahtarov (Makedonija GJ.P.);

Mbrojtjës: Andrej Vellkov (Bregallnica), Anes Meliçi (Shkëndija), Nikolla Stojkovski (Rabotniçki), Genc Kiku (Rabotniçki), Andrej Lubevski (Rabotniçki), Kristijan Galevski (Akademia Pandev);

Mesfushorë: Martin Jovanoviq (Makedonija GJ.P.), Flakron Memishi (Shkëndija), Numan Ajetoviq (Vardar), Dario Jakimovski (Makedonija GJ.P.), Darko Sekovski (Vardar), Valdet Jakupi (Akademia Burkenland, Austri), Daniel Kocev (Rabotniçki), Nikolla Manojllov (Rabotniçki);

Sulmues: Altin Aliji (Vardar), Stefan Mlladenovski (Vardar), Vebi Islami (Shkëndija), Muhamed Elmas (Rabotniçki); 




   
   
Reprezentacioni A