Publikuar më 05 Ноември, 2019 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë ka luajtur pa gola me Rumaninë në ndeshjen e parë kontrolluese nga dy të planifikura në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup. Në marrëveshje ndërmjet dy përfaqësueseve, fituesi u vendos me penalti, ku më të suksesshëm dolën shpresat e vendit tonë që fituan 5:4.
Në 90-të minutat e rregullta dy përfaqësueset nuk gjetën rrjetën. Mundësinë më të mirë për seleksionin e vendit tonë që udhëhiqet nga Dragan Kanatllarovski e kishte Georg Stojanovski në pjesën e dytë, ndërsa mundësi të mirë lëshoi edhe Dashmir Elezi.
MAQEDONIA U16: Stefan Tasev, Marko Ristov (Nikolla Pavlevski 66'), Blend Zeqiri, Enis Buçi (Borjan Poposki 89'), Matej Angellov (David Lushev 66'), Dashmir Elezi (Ognen Zdravkovski 84'), Georg Stojanovski (Mihail Talevski 66'), Besar Guxhufi (Mateo Stojanovski 80'), Igor Janevski, Mite Mitev (Mirçe Stoilov 80'), Hamza Memetriza (Matej Gjorgjiev 66');
Dy përfaqësueset ndeshjen e dytë kontrolluese do ta zhvillojnë të enjten në orën 11:00.