Publikuar më 24 Февруари, 2022 në Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë ka zhvilluar ndeshjen kontrolluese
me ekipin e Cërvena Zvezdën në kuadër të kampit të organizuar në Kërçovë.
Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, ndeshja u mbyll me barazim 1:1. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviq nuk shfrytëzuan shumë mundësi që kishin, veçanarisht në minutat e fundit të ndeshjes.
Golat u realizuan në pjesën e dytë. Maqedonia e para avansoi përmes Islamit në minutën e 55-të, ndërsa kundërshtari barazoi shifrat në minutën e 75-të.
Pas ndeshjes kontrolluese me Cërvena Zvezdën, përfaqësuesja jonë vazhdon kampin stërvitor dhe përgatitjet në Kërçovë.
Maqedonia – Cërvena Zvezda 1:1 (0:0)
Maqedonia: Spasko Ahtarov, Andrej Velkov, Anes Meliqi, Nikolla Stojkovski, Genc Kiku, Martin Jovanoviq, Numan Ajetoviq, Valdet Jakupi, Daniel Kocev, Dimitar Papazov, Vebi Islami;
Në pankinë: Amar Haxhibuliq, Andrej Lubevski, Valdrin Vilca, Memet Shabani, Dario Jakimovski, Aleksandar Spasovski, Altin Aliji, Davor Levkovski;
Seleksionues: Vujadin Stanojkoviq;