Publikuar më 14 Март, 2024 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka humbur me rezultat minimal 1:0 nga Kroacia në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.
Golin e vetëm të ndeshjes së sotme kroatët e shënuan në minutën e 18-të. Maqedonia e pati rastin më të mirë me Stojkovskin në fillim të pjesës së dytë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri vendas me një mbrojtje fantastike. Islamoviç ishte lojtari ynë më vigjilent dhe më i rrezikshëm që arriti të kërcënojë seriozisht portën e Kroacisë disa herë.
Ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet këtyre përfaqësueseve përfundoi me fitoren e Kroacisë me rezultat 4:0.
Maqedonia: Antonio Atanasov, Blendi Laçka, Martin Xhangarovski, Mateja Masev, Fadil Islamovic, Jakov Stojkovski, Andrej Cvetkovski, Matej Petkov, Erdin Mamuti, Soner Rakipi, Luka Grçevski;