Maqedonia U15 pësoi disfatë nga Malajzia

Publikuar më 07 Септември, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Sot në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” përfaqësuesja U15 e Maqedonisë  humbi nga Malajzia në raundin e dytë të turneut zhvillimor të UEFA-s për futbollistë të lindur në vitin 2008.

Malajzia mori fitore pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4:2. Pjesa e rregullt e takimit përfundoi në barazim 1:1.

Në minutën e 16-të Grasheski pati rastin e parë të madh për ekipin e Rade Karanfiloskit. I njëjti lojtar në minutën e 28-të nga gjuajtja e lirë goditi shtyllën e portës kundërshtare. Brankoski humbi një tjetër mundësi të mirë për Maqedoninë në minutën e 34-të.

Në vazhdim të takimit, Maqedonia në minutën e 56-të kaloi në epërsi 1:0. Shënues i golit ishte i Grasheski. Në minutën e 59-të të ndeshjes, Stoilov nuk shfrytëzoi një rast të madh për të dyfishuar avantazhin.

Malajzia barazoi rezultatin në minutën e 63-të nga penalltia. 

Pas një ekzekutimi më të mirë të penalltive (4:2), kundërshtari mori fitore në raundin e dytë të turneut zhvillimor të UEFA-s.




   
   
Reprezentacioni A