Maqedonia U15 mundi bindshëm Armeninë

Publikuar më 05 Септември, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka marrë fitore 5:1 ndaj Armenisë në kuadër të xhiros së parë të turneut zhvillimor të UEFA-s për futbollistë të lindur në vitin 2008, që po mbahet në Shkup.

Në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" pamë një pjesë të parë interesante me shumë luftë, vrapim dhe lojë të hapur nga të dyja palët. Me anë të Stefan Bujarovskit Maqedonia shënoi golin e parë në minutën e 9-të. Kundërshtari arriti të rikthehet në lojë në minutën e 20-të dhe barazoi rezultatin.Gasparian shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.Gjashtë minuta më vonë Aleksandar Grashevski në një aksion të shkëlqyer solo dhe me një gjuajtje precize arriti t'i japë përparësi Maqedonisë në rezultat 2:1.

Në pjesën e dytë, Maqedonia vazhdoi të luajë hapur, krijoi raste dhe ishte një kundërshtar më i mirë, duke mposhtur tërësisht Armeninë. Të përzgjedhurit e Rade Karanfiloski nuk u shmangën nga stili i tyre i lojës dhe me meritë shënuan golin e tretë. Shënues i golit të tretë për futbollistët tanë të rinj ishte Stefan Brankovski. I njëjti lojtar ka arritur të shënojë edhe një herë, duke e ngritur rezultatin në 4:1. Rezultati përfundimtar 5:1 u vulos nga David Angelevski me një gol nga distanca.

Në ndeshjen e parë të programit të sotëm, Kosova fitoi ndaj Malajzisë pas ekzekutimit më të mirë të penalltive. Në pjesën e rregullt të takimit, rezultati ishte 2:2.

Më 7 shtator, në turin e dytë, Maqedonia nga ora 16:00 do të luajë kundër Malajzisë. Në orën 11 do të luajnë Armenia dhe Kosova.




   
   
Reprezentacioni A