Maqedonia U15 mundet nga Sllovakia

Publikuar më 07 Април, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:0 nga Sllovakia në duelin e dytë kontrollues të zhvilluar ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.

Në stadiumin “Senec”, Maqedonia nuk arriti t'i përgjigjet lojës së mirë dhe pozicionit të kundërshtarit, Sllovakia sërish arriti të fitojë.

Mundësinë e parë të ndeshjes e kishte e Sllovakia, e cila imponoi lojën e saj në fillim të ndeshjes. Në minutën e 20-të kundërshtari kaloi në epërsi për 1:0.

Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia luajti më mirë, por pa efekt. Rastin më të mirë Maqedonia e pati me Stefan Mlladenovskin në minutën e 52-të. Dy minuta më vonë, Sllovakia shënoi golin e dytë për epërsi 2:0. Në fund të ndeshjes, kundërshtari pati mundësi të rrisë epërsinë, por nuk shfrytëzoi një rast të madh.

Maqedonia: Okan Rakipi, Luka Atanasovski, Millosh Spasovski, Stefan Mlladenovski, Aleksandar Grashevski, Berkaj Shaini, Onur Besir, Igli Hasani, Zdravko Petreski, Boban Kuzmanovski, Kamenco Andonovski;




   
   
Reprezentacioni A