Maqedonia U15 mundet nga Qipro në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 05 Мај, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj përfaqësueses së Qipros.

Në stadiumin e qytetit në Mlladost të Strumicës, lojtarët tanë të rinj luajtën nën parashikimet, sidomos në pjesën e dytë, duke u mundur në fund me rezultatin 3:1.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Në pjesën e parë loja ishte e barabartë dhe mjaft luftarake nga të dyja palët. Të dyja përfaqësueset humbën disa raste të mira për të shënuar një gol.

Në pjesën e dytë Qipro luajti më mirë, shfrytëzoi pakujdesinë në mbrojtjen tonë dhe shënoi 3 gola. Christos Loukaidis në një hark kohor prej 7 minutash, në minutën e 52-të dhe të 59-të arriti të shënojë dy gola për avantazhin 2-0 të Qipros. Marios Stavrinides shënoi golin e tretë në minutën e 58-të. Maqedonia arriti të shënojë deri në fund me anë të Gorazd Ristovskit në minutën e 61-të të ndeshjes.

MAQEDONIA: Okan Rakipi, Milosh Spasovski, Daim Kadriovski, Luka Makalovski, Aleksandar Grashevski, Pavel Trajkovski, Igli Hasani, Kristijan Gjorgjievski, Admir Latifi, Boban Kuzmanovski, Kamenço Andonovski;

Seleksionues: Dragan Naçevski;

Ndeshja e parë e zhvilluar ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi me fitoren e Maqedonisë me rezultatin 3:1.




   
   
Reprezentacioni A