Publikuar më 05 Мај, 2021 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja e
të rinjëve të Maqedonisë ka humbur nga Bjellorusia në kuadër të ndeshjes së parë
në turneun ndërkombëtar për futbollist deri më 15 vjet që po zhvillohet në Kroaci.
Në një ndeshje interesante dhe me plot surpriza, lojë të hapur dhe plot 6 gola, të përzgjedhurit e seleksionuesit Nexhat Shabani humbën me rezultatin 4:2.
Përfaqësuesja e Bjellorusisë e nisi mirë ndeshjen, i shfrytëzojë të gjitha mundësitë dhe realizoi dy gola në fillimin e ndeshjes. Autor të golave ishin Zahar Baranok dhe Raxhinov Mlaxhexhev në të 14’ dhe 21’. Futbollistët tanë u konsiluduan dhe deri në fund të pjesës së parë arritën që të barazojnë shifrat. Fillimisht Maskimilian Dimitrievski arriti që të ngushtoi diferencën në 2:1 në minutën e 24-t, ndërsa për 2:2 barazoi Altin Aliu në minutën e 29-të.
Në vijim të ndeshjes, kundërshtari arriti që të shënojë edhe dy gola. Në minutën e 46-të Ruslan Mialkovski shënoi për epërsi të Bjellorusisë për 3:2. Raxhinov Mlaxhaxhev vulosi shifrat finale 4:2 të ndeshjes. Futbollistët tanë kishin edhe disa raste të mira në pjesën e dytë, por nuk arritën që ti realizojnë.
BJELLORUSI – MAQEDONI 4:2
MAQEDONIA U15: 1. Slave Vërgov, 3. Andrej Velkov, 4. Kristijan Galevski, 5. Anes Maliqi, 7. Maksimilian Dimitrievski, 9. Nikolla Manojlov, 11. Flakron Melishi, 16. Altin Aliu, 17. Hisar Ali, 19. Andrej Veliçkovski, 23. Dimitar Porçu;
Seleksionues: Nexhat Shabani;
Ndeshja e dytë në turneun ndërkombëtarë “Vllatko Markoviq” përfaqësuesja jonë do ta luajë nesër kundër nikoqirit, Kroacisë në Karlovac, duke nisur nga ora 12:15.