Maqedonia U15 më e mirë se Malta në ndeshjen e parë kontrolluese në Shkup

Publikuar më 10 Мај, 2023 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka luajtur të parën nga dy ndeshjet kontrolluese ndaj Maltës.

Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, lojtarët e përzgjedhur nga seleksionuesit Dragan Naçevski me meritë morën fitore me rezultat 1:0.

Futbollistët tanë të rinj ishin më të mirë se Malta gjatë gjithë ndeshjes, krijuan raste të rrezikshme para portës kundërshtare ku fitorja mund të ishte edhe më bindëse në fund.

Golin e fitores për përfaqësuesen tonë të të rinjve e shënoi Erdin Mamuti në minutën e 73-të.

Maqedonia dhe Malta do të luajnë një tjetër ndeshje kontrolluese më 11 maj me fillim nga ora 14:00.

Maqedonia: Kosta Stojanovski, Antonio Atanasov, Mihail Mitrevski, Blendi Lacka, Martin Dxhangarovski, Mateja Masev, Fadil Islamoviç, Gorjan Petkovski, Jakov Stojkovski, Andrej Cvetkovski, Herolind Selimi;

Seleksionues: Dragan Naçevski;




   
   
Reprezentacioni A