Maqedonia U15 humb duelin e parë kontrollues nga Malta

Publikuar më 12 Декември, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka luajtur ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Maltës.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Rade Karanfilovski u mposhtën me rezultat 2:0.

Maqedonia ishte e para që tentoi golin me anë të Grashevskit në minutën e 5-të. Mitanovski pati një mundësi të madhe në minutën e 7-të, por gjuajtja e tij u bllokua në momentin e fundit.

Në fillim të pjesës së dytë përfaqësuesja e Maltës kaloi në epërsi me rezultat 1:0. Maqedonia tentoi sërish përmes Grashevskit, por pa realizim. Në minutën e 67-të, nikoqiri arriti ta ngritë avantazhin në 2:0. Në minutën e 69-të Stoilov pati rastin e fundit të mirë për Maqedoninë.

Maqedonia: Antonij Trajkovski, Enver Fejzullovski, Stefan Stamatovski, Laurent Jaku, Riste Stoilov, Mateo Kesic, Ivo Markovski, David Angelevski, Stefan Brankovski, Aleksanar Grasheski, Ilija Mitanovski;

Seleksionues: Rade Karanfilovski;




   
   
Reprezentacioni A